Sherr mes kushërinjve për një vijë uji, plagoset me thikë një person

Publikuar tek: aktualitet, më 07:30 18-08-2017 Sherr mes kushërinjve për një vijë uji, plagoset me thikë një person ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Dush të Pukës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme dy kushurinj janë konfliktuar me njëri tjetrin, e për pasojë sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.

Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, pasi u godit nga kushëriri i tij Alfred Tusha. Sipas të dhënave paraprake, shkak i konfliktit ka qenë një vijë uji.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

 

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 17.08.2017 rreth orës 21:15 ka ardhur një telefonatë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë se në fshatin Dush, Njësia Administrative Luf – Qerret Pukë, ka një konflikt.

Menjëherë shërbimet e Policisë pas vlersimit të situatës dhe pas mberritjes në vendngjarje në orën 22:30, kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Alfred Tusha, vjeç 37 ka goditur me mjete te forta dhe mjet preres shtetasin Z. T. vjeç 27, Shtetasi Z. T. ndodhet ne Spitalin Pukë ku po merr mjekim dhe momentalisht është jashtë rreziku për jetën.

Nga shërbimet e Policisë në kohë rekord është bërë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar Alfred Tusha. Vazhdojnë vepirmet proceduriale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024706125259399
array(1) { ["section"]=> string(73) "sherr-mes-kusherinjve-per-nje-vije-uji-plagoset-me-thike-nje-person-89449" }