Një nxënës ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me dy bashkëmoshatarë në qytetin e Durrësit. Ngjarja e cila ka shkaktuar panik tek nxënësit dhe qytetarët, ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi”.
15 vjeçari A.Sulejmani është plagosur me thikë në shpatull, ndërsa ndihma e parë i është dhënë nga mjekët e Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik. Më pas i riu është dërguar me ugjencë drejt spitalit të Durrësit, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Plagosja ka ndodhur në ambientet jashtë shkollës dhe policia ka arrestuar njërin prej autorëve, shtetasin me iniciale S.D., ndërsa është në kërkim të tjetrit.