Sherr mes të rinjsh në Itali, shqiptari i turret me thikë 17-vjeçarit (EMRI)

Publikuar tek: bota, më 14:28 24-04-2018 Sherr mes të rinjsh në Itali, shqiptari i turret me thikë 17-vjeçarit (EMRI) Foto ilustruese

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me thikë një adoleshent italian.

Ngjarja ka ndodhur në Reggio, pas sherrit që kishte nisur mes disa të rinjve italianë dhe shqiptarë për arsye banale.

Italiani 17-vjeçari kishte ndërhyrë për të qetësuar të rinjtë që po bënin sherr, por u godit me thikë nga Nexhat Kica, duke i shkaktuar lëndime të rënda në mëlçi. Sipas mediave italiane, adoleshenti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën. Dy shqiptarë të tjerë dhe dy të mitur italianë të përfshirë në konflikt janë në gjendje të lirë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010114908218384
array(1) { ["section"]=> string(80) "sherr-mes-te-rinjsh-ne-itali-shqiptari-i-turret-me-thike-17-vjecarit-emri-118128" }