Sherr mes dy personave në Durrës, plagoset 59-vjeçari me thikë, arrestohet brenda një ore autori

Publikuar tek: aktualitet, më 12:21 14-08-2019 Sherr mes dy personave në Durrës, plagoset 59-vjeçari me thikë, arrestohet brenda një ore autori Foto ilustruese

Një konflikt i çastit ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta në Durrës.

Mësohet se dy persona janë zënë tek tregu blegtoral pranë pallatit të sportit Ramazan Njala dhe ka mbetur i plagosur 59 vjeçari me iniciale Q.XH me thikë.

Raportohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ndërsa autori me iniciale M.P. 19 vjeç është arrestuar nga policia brenda një ore.

Durrës/ Informacion paraprak:

Plagos me mjet prerës një shtetas, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore Durrës vihet në pranga autori i dyshuar

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës, ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh, 59 vjeç, banues në Durrës.

Patrulla e Policisë Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069491863250732
array(1) { ["section"]=> string(68) "sherr-mes-te-rinjve-ne-durres-plagoset-nje-person-me-kacavide-175302" }