Sherr në emision për Arta Markun, Gjata-Ngjelës: Kujdes me fyerjet

Publikuar tek: politike, më 22:35 11-01-2018 Sherr në emision për Arta Markun, Gjata-Ngjelës: Kujdes me fyerjet

Çështja nëse kryeprokurorja Arta Marku është zgjedhur në mënyrë ligjore apo jo ka shkaktuar debate midisi avokatit Spartak Ngjela, Genc Gjokutajt dhe profesorit Çlirim Gjata.

Ngjela tha në studion e "360 Gradë" në Ora News, se opozita duhet ta çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen.

Pjesë nga debatet:

Gjokutaj: Është e ligjshme apo nuk është e ligjshme Arta Marku, është fakt që ajo është në zyrë. Gabimet ose shkeljes që ka bërë Llalla t'i parashtrojmë si ligjshmëri të Arta Markut, ky është gabim shumë i madh.

Kur u zgjodh Arta Marku u tha se nuk kishte asnjë kompetencë.

Ngjela: Jemi çadër nomadësh apo shtet? Nëse ka shkelur procedurën duhet të shkosh në Gjykatën Kushtetuese.

Le të vejnë në Gjykatën Kushtetuese nëse kjo ka shkelur apo jo ligjin. Një akt i mazhorancës parlamentare po nuk u godit me Gjykatën Kushtetuese, ai quhet i ligjshëm.

Gjata: Së pari kujdes me fyerjet sepse ne nuk fyem njeri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010781049728394
array(1) { ["section"]=> string(71) "sherr-ne-emision-per-arta-markun-gjata-ngjeles-kujdes-me-fyerjet-106251" }