Mungesa e pajisjeve në ambulanca dhe ilaçet kanë qenë sërish temë debati në komisionin e Shëndetësisë mes ministrit të Shëndëtësisë, Ilir Beqaj dhe kryetares së komisionit, Albana Vokshi.
Vokshi ka akuzuar ministrin për mungesën e kushteve të ambulanceve që ofrojnë ndihmën e parë tek pacientët gjatë transportit për në spital.
Demokratja i kërkoi ministrit të jepte informacion lidhur me ambulancat e reja që sipas saj ka premtuar, por ministri është përgjigjur se nuk ka premtuar ambulanca por mjete shpëtuese brenda ambulancave.
Vokshi: Jep informacion, ska investime në flotën e Tiranës. Premtove 20 ambulanca...
Beqaj: Nuk kam premtuar ambulanca të reja
Vokshi: Premtove që ç'ke me të
Beqaj: Në 20 ambulanca kemi vënë mjete shpëtuese, pika më e dobët është urgjenca e Pediatrisë. Po rikonstruktohet e gjithë urgjenca në Tiranë.