Sherr në mes të lokalit, plumba dhe një i plagosur, autorët ia mbathin me makina (TË GJITHA DETAJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:56 23-03-2017 Sherr në mes të lokalit, plumba dhe një i plagosur, autorët ia mbathin me makina (TË GJITHA DETAJET)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Shkodër si pasojë e një konflikti të çastit mes dy personave. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 34, vjeçar.

Sipas policisë, më datë 23.03.2017 rreth orës 00:10 në një lokal në fshatin Bërdicë ka ndodhur një konflikt i çastit për motive të dobëta mes disa personave ku ka ngelur i dëmtuar shtetasi F. F 34 vjec, banues në Shkodër.

Më pas kur  kanë dalë nga lokali këta përsona kanë thyer xhamat e parë të dy mjeteve të cilat ndodheshin në parkingun e lokalit.

Njëri nga personat ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe është larguar së bashku me personat e tjerë me automjetet e tyre.

Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër  kanë mbrritur në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit: *A. K. 32 vjeç, banues në Lezhë.

Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe zbardhjen e plotë te ngjarjes.

“Materialet iu referuan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Kanosja" ,"Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Prishja e qetësisë publike", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" të kryera në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ju bëftë mirë dreka! Mund të bëni seks me kamerieren e pastruesen”, ftesa e pronares në Tiranë dhe si u zbulua rrjeti i prostitucionit
Tmerrohen durrsakët, dy burra bëjnë seks në mes të ditës në publik (KUJDES! FOTO +18) »
Article Logic
Execution time: 0.010847091674805
array(1) { ["section"]=> string(102) "sherr-ne-mes-te-lokalit-plumba-dhe-nje-i-plagosur-autoret-ia-mbathin-me-makina-te-gjitha-detajet-72866" }