Sherr në plazhin e Radhimës, menaxheri i një hapësire plazhi kanos policët, ata i vihen pas por nuk e kapin dot

Publikuar tek: aktualitet, më 13:39 11-08-2020 Sherr në plazhin e Radhimës, menaxheri i një hapësire plazhi kanos policët, ata i vihen pas por nuk e kapin dot Ilustruese

Sherr në Radhimë të Vlorës.

Policia bën me dije se, sot rreth orës 12:10, në plazhin e Radhimës, punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve janë kundërshtuar nga një shtetas, i cili pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A,  dyshohet se ka kanosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010316848754883
array(1) { ["section"]=> string(116) "sherr-ne-plazhin-e-radhimes-menaxheri-i-nje-hapesire-plazhi-kanos-policet-ata-i-vihen-pas-por-nuk-e-kapin-dot-216795" }