Sherr në Qytetin Studenti, konviktorja plagos shoqen për një djalë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:21 21-01-2018 Sherr në Qytetin Studenti, konviktorja plagos shoqen për një djalë

Dy studente janë konfliktuar me njëra-tjetrën ditën e djeshme në Qytetin Studenti të Tiranës, sherr që ka përfunduar me plagosjen e njërës prej tyre.

Dyshohet se shkak i sherrit mes konviktoreve është bërë një djalë që pëlqehej nga të dyja vajzat. Gjatë konfliktit njëra prej studenteve ka mbetur e plagosur lehtë dhe ka marrë mjekimin e duhur. Ndërsa vajza tjetër po hetohet në gjendje të lirë.

Policia ben me dije se më datë 20.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen N.Q., vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi në Qytetin Studenti, gjatë një konflikti të çastit ka dëmtuar shoqen e dhomës, E.H., vjeç 21, banuese në Tiranë, e cila pasi mori mjekimin në spital u largua në banesë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rreshjet e shiut përmbytin rrugët e Durrësit
E vrau në sy të motrës dhe kushërirës, detaje të reja nga ngjarja e rëndë, studentja ishte lidhur me... »
Article Logic
Execution time: 0.0088849067687988
array(1) { ["section"]=> string(72) "sherr-ne-qytetin-studenti-konviktorja-plagos-shoqen-per-nje-djale-107419" }