Një incident ka ndodhur pak çaste më parë rreth orës 18:45 në autobusin e linjës urbane Kombinat-Kinostudio në kryeqytet.
Bëhet e ditur se një qytetar është konfliktuar me punonjësit e linjës urbane duke thyer xhamin e autobusit. Pas lamjmërit të plolicisë më anë të numrit 112 Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke marrë situatën nën kontroll.
Mësohet se personi i shoqëruar në Komisariat është shtetasi me inicialet M. P., 35 vjeç, banues në Rrëshen, për sqarimin e këtij incidenti. Ndërkohë Policia po punon për zbradhjen e kësaj ngjarje.