Sherr për një grua në mes të ditës mes dy shqiptarëve, një i plagosur

Publikuar tek: bota, më 10:22 04-01-2016 Sherr për një grua në mes të ditës mes dy shqiptarëve, një i plagosur

Sherr për një grua ka ndodhur në mes të ditës në Sampierdarena të Italisë. Dy shtetasit, përkatësisht 20 dhe 32 vjeç që të dy me kombësi shqiptare janë zënë me thika mes njëri tjetrit. Për pasojë 32 vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa tjetri është shoqëruar në polici.

Ende nuk bëhet të ditura identitetet e shqiptarëve dhe as rrethanat por policia po heton edhe për ngjarjen 20 dhjetorit të shkuar, kur banorët e zonës përreth klubit të natës telefonuan policinë pasi dëgjuan dy krisma. Pas kontrollit në klubin e natës, karabinierët gjetën njolla gjaku në tokë, po nuk arritën të gjenin ndonjë person të plagosur apo përgjegjësit e ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05650806427002
array(1) { ["section"]=> string(74) "sherr-per-nje-grua-ne-mes-te-dites-mes-dy-shqiptareve-nje-i-plagosur-29104" }