Sherr për pazare droge, si u parandalua vrasja mes të rinjve brenda lokalit në Shkodër(PAMJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:32 30-03-2017

Një sherr mes të rinvje pas prishjeve të pazareve të drogës për pak sa është kthyer në tragjedi në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në rrugën e Tepes, në ambientet e një lokali.

“Report TV” ka siguaruar pamjet brenda lokalit ku një grup të rinjsh janë konfliktuar fizikisht me njëri-­tjetrin ndërsa njëri prej tyre ka tentuar të përdorë armën e zjarrit tip kallashnikov.

Ka qenë ndërhyrja personave të tjerë të përfshirë në konflikt që e ka neutralizuar atë, duke i hequr armën nga dora. Menjëherë pas sherrit, të rinjtë kanë lajmëruar policinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, efektivët e policisë kanë sekuestruar armën tip kallashnikov, si dhe kanë marrë dëshmitë e personalë të përfshirë në konfliktin fizikë, të cilët më pas janë shoqëruar në komisariat. F.G 30 vjeç në bashkëpunim me shtetasin Besmir Arrsi 21 vjeç kanë tentuar të vrasin me armë zjarri N. P 21 vjeç.

Policia ka arrestuar Besmir Arrsin ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin i tij F. G. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje, u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 15 fishekë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se të rinjtë janë konfliktuar njëri me tjetrin pasi janë prishur në pazar për një sasi lëndë narkotike. Ndërhyrja e menjëhershme policisë ka bërë që të evitohet ngjarja e cila mund të kishte pasoja fatale për të rinjtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ofendoi keq policin rrugor, procedohet penalisht kreu i PD në Lushnje
Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Kush është rreziku i zgjedhjeve dhe dy trafikantët që ndikojnë »
Article Logic
Execution time: 0.011799097061157
array(1) { ["section"]=> string(98) "sherr-per-pazare-droge-si-u-parandalua-vrasja-mes-te-rinjve-brenda-lokalit-ne-shkoder-pamjet-73634" }