Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar 2 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy persona të tjerë, pas një sherri për motive pronësie.
Bëhet me dije se në pranga janë vënë SH.V, 40 vjeç dhe D.V, 29 vjeç, banues në Krujë, kushërinj me njëri-tjetrin, ndërsa janë proceduar dy vëllezërit N.V, 69 vjeç dhe S.v, 66 vjeç.
Të katërt personat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, ndërsa pas konfliktit Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa familjarëve, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:
Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, banues në Krujë (kushërinj).
Si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
N. V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë (vëllezër).
Këta shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrim i pronës me zjarr".