Një sherr me mjete të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’.
Mësohet se ka mbetur i plagosur Ardian Rista,45-vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Sakaq policia ka shoqëruar edhe autorin e plagosjes, të identifikuar si Shpëtim Bajrami.
Nuk dihet ende motivi i sherrit mes këtyre dy personave, ndërkohë policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.