Futbollisti shqiptar Andi Lila duket se nuk i ka kontrolluar dot nervat gjatë trajnimit me ekipin e Parmës ditën e sotme.
Gjatë mbylljes së stërvitjes, Lila ka bërë një ndërhyrje ndaj mbrojtësit italian Giuseppe Prestia dhe pasi janë përballur me njëri-tjetrin, Lila e ka goditur me kokë. Nuk dihet se çfarë mund ti ketë thënë Prestia futbollistit shqiptar që e ka nevrikosur aq shumë sat a godasë shokun e ekipit me kokë.
Qetësia në ekip u kthye më vonë, kur të gjithë lojtarët shkuan në drekë së bashku.