Një djalë i ri ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri disa bashkëmoshatarët e tij.
Ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi përballë “Shkollës së Bashkuar” në Tiranë. Të rinjtë janë përfshirë në konflikt për arsye banale ku ka mbetur i plagosur Ergys Metolli, 23 vjeç. Ende nuk ka informacion rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e plagosjes.