“Sherri” Albana Osmani-Eneda Tarifa, për kopertinën ishte zgjedhur Albana, ja e vërteta

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:17 04-10-2015 “Sherri” Albana Osmani-Eneda Tarifa, për kopertinën ishte zgjedhur Albana, ja e vërteta

Ishte Panorama ajo që në një artikull të sajin shkruante se miqësia mes Albana Osmanit dhe Eneda Tarifës ishte prishur për shkak të një reviste, për t'u shpërndarë më pas në disa media online.

Sipas asaj që shkruante gazeta, dy moderatoret në Top-Channel ishin përfshirë në një debat pasi secilës prej tyre ishte premtuar kopertina e revistës “Star” në muajn maj, por mesa duket diçka e tillë nuk ka ndodhur, të paktën sipas asaj që pretendon drejtorja Ekzekutive e kësaj reviste, Linda Prendi.

Prendi sqaron se Albana Osmani ka qenë e ftuara e vetme për kopertinën e muajt maj dhe se ajo dhe stafi i revistës tregohen të kujdesshëm në zgjedhjen e personazheve, duke mohuar në këtë mënyrë emrin e Eneda Tarifës.

“Doja tu bëj me dije se Albana Osmani është ftuar nga unë personalisht për kopertinen e majit si ç'do personazh tjetër në revistën Star... Unë dhe stafi im konsultohemi gjithmonë paraprakisht dhe bëjmë normalisht shumë kujdes në zgjedhjen e personazheve të momentit sipas muajve përkatës. Zgjodhëm Albanën unanimisht si redaksi dhe asnjë emër tjetër dhe maji paska qenë muaji i saj që shkëlqeu aq shumë sa dhe sot vazhdon të përflitet”, shkruan ajo.

 E nëse ajo çka pohon Prendi është e vërtetë, atëherë nuk ka një shkak të mirëfilltë për një zënkë mes Albanës dhe Enedës ashtu siç u përfol sot në media.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.092900991439819
array(1) { ["section"]=> string(89) "sherri-albana-osmani-eneda-tarifa-per-kopertinen-ishte-zgjedhur-albana-ja-e-verteta-22325" }