Sherri dhe video-ja me turistët spanjollë në Porto Palermo, media iberike nxjerr versionin tjetër të konfliktit të Mihal Kokëdhimës me familjen: Ata u larguan nga lokali, sepse...

Publikuar tek: aktualitet, më 17:50 19-08-2019 Sherri dhe video-ja me turistët spanjollë në Porto Palermo, media iberike nxjerr versionin tjetër të konfliktit të Mihal Kokëdhimës me familjen: Ata u larguan nga lokali, sepse... Foto e incidentit midis Mihal Kokëdhimës dhe turistëve spanjollë

Ngjarja skandaloze ku u përfshi në konflikt pronari i restorantit ‘’Panorma’’ Mihal Kokëdhime me 5 turistët spanjollë ka gjetur vend dhe në median iberike.

Media spanjolle ‘’Telecinco’’ përshkroi panikun dhe frikën që përjetoi familja me 5 anëtarë në Porto Palermo, ku pronari u konfliktua me ta duke u hedhur mbi kofanon e furgonit, që i transportonte. Kokëdhima qëndroi i mbështetur mbi kofano përgjatë rrugës nga Porto Palermo deri në Qeparo.

Në mediat shqiptare doli versioni se pronari i lokalit u irritua pasi klientët spanjollë nuk pranuan të paguanin pjesën e tepërt të ushqimit të porositur, por media iberike në fjalë shprehet se shkak i sherrit është bërë vonesa e porosisë nga shërbimi i restorantit.

Në lajm është përfshirë dhe video-ja e Kokëdhimës duke goditur xhamin e furgonit.

ekstrakt.PNG

Lajmi i botuar nga media spanjolle ''Telecinco''

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020823955535889
array(1) { ["section"]=> string(180) "sherri-dhe-video-ja-me-turistet-spanjolle-ne-porto-palermo-media-iberike-nxjerr-versionin-tjeter-te-konfliktit-te-mihal-kokedhimes-me-familjen-ata-u-larguan-nga-lokali-sepse-175804" }