Sherri me armë në Tushemisht, policia arreston autorin (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:01 08-08-2017 Sherri me armë në Tushemisht, policia arreston autorin (EMRI)

Policia kap një shtetas të shpallur në kërkim, i cili dyshohet të jetë autori i konfliktit me armë para pesë ditësh, në fshatin Tushemisht.

Në vijim të informacionit paraprak datë 03.08.2017, i cili bën fjalë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri në fshatin Tushemisht-Pogradec, policia bën me dije se:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: Andrea Pilinçi, 25 vjeç, banues në Pogradec.

Sipas policisë, “Më datë 03.08.2017 shtetasi i mësipërm, në fshatin Tushemisht-Pogradec, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta me shtetasit  G.Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec dhe E.Xh, 38 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër) dyshohet se ka marrë një armë zjarri në banesën e tij dhe i ka ndjekur këta të fundit, duke i kanosur si dhe prishur rendin e qetësinë publike.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kanosja”; “Prishja e qetësisë publike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029487133026123
array(1) { ["section"]=> string(64) "sherri-me-arme-ne-tushemisht-policia-arreston-autorin-emri-88562" }