Është arrestuar një nga autorët që plagosi me armë zjarri 2 persona në zonën e Selitës ditën e djeshme në Tiranë. Sakaq, mësohet se një operacion i madh policor u zhvillua mbasditen e sotme në Fushë-Krujë dhe është bërë e mundur arrestimi i një prej autorëve i shpallur në kërkim, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Ndërsa nuk është arritur të kapet autori i dytë i dyshuar, i shpallur po ashtu në kërkim. Ndërkohë, bëhet me dije se operacioni vazhdon.
Renato Hoxha dhe Gjon Pelivani mbetën të plagosur ditën e djeshme pas një përplseje me armë në zonën e Selitës në kryeqytet. Po ashtu, u raportua se Gjon Pelivani nuk ishte emër i panjohur për policinë. 3 vjet më pra në 2015-ën ai mbeti sërish i plagosur pas një sherri me Emiljano Shullazin. Pelivani u plagos nga Gilmando Dani.
Gjon Pelivani njihej më parë me emrin Valment dhe akuzohet për vjedhje.