Sherri me mjete të forta në Vlorë, reagon urgjentisht OSHE

Publikuar tek: aktualitet, më 20:31 22-08-2017 Sherri me mjete të forta në Vlorë, reagon urgjentisht OSHE

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës dhe sipas informacioneve paraprake u lajmërua se bëhej fjalë për dy punonjës të OSHE.

Menjëherë pasi lajmi u publikua në media ka reaguar OSHE, e cila përgënjeshtron lajmin duke thënë se dy personat e përfshirë në konflikt nuk ishin punonjës të OSHE.

“Dy shtetesit e konfliktuar me njeri-tjetrin, nuk janë punonjës të OSHEE, siç po thuhet në media, por njëri punon elektriçist në bashki të Vlorës, kurse tjetri një i njohur i tij (komshiu)”, lajmëron OSHE.

Konflikti ka ndodhur rreth orës 13:30, mes 2 shtetasve M.B 54 vjeç dhe M.Q 49 vjeç. Bëhej me dije se 49 vjeçari M.Q ka goditur me mjete të forta M.B.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025441884994507
array(1) { ["section"]=> string(63) "sherri-me-mjete-te-forta-ne-vlore-reagon-urgjentisht-oshe-89865" }