Sherri me Ndrenikën, Çuli përpiqet të justifikohet dhe bën publike mesazhet kërcënuese

Publikuar tek: aktualitet, më 23:08 21-02-2017 Sherri me Ndrenikën, Çuli përpiqet të justifikohet dhe bën publike mesazhet kërcënuese

Pas komentit të Hervin Çuli ndaj aktorit Robert Ndrenika pati reagime të shumta negative ndaj Drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Çuli bëri në “Facebook” një status ofendues dhe me nota raciste ndaj aktorit Besmir Haliti, i cili ka marrë pjesë në protestën e PD-së dhe ka folur për problemet në Teatrin Kombëtar. Në statusin e tij, Çuli përpiqet të ulë rëndësinë e aktorit duke pyetur nëse e njeh ndokush.

“I pari në protestë foli një aktor(kështu u prezantua) nga Fushë Kruja. Nëse e njeh njeri të më japi ndonjë koordinatë, se gjynah i shkreti, duhet sqaruar, pasi shumë gjëra për teatrin (shante para mbrapa) deri në Fushë Krujë edhe mund të mos kenë mbërritur. Ta marrë djalli, dhe këtë aktorin nga Fushë Kruja kishim mangut!”, shkruan Çuli.

Por ky status nuk ka gjetur dakordësinë e të madhit Robert Ndrenika, që me anë të një komenti replikon: “Që kur ka filluar të bëjë ham ham drejtori???”

Drejtori i teatrit në të cilin Ndrenika ka performuar në skenë me qindra role, i përgjigjet atij me një tjetër koment fyes.

“Që kur niveli yt ikonë zbriti këtu ku je....”,- i përgjigjet Hervin Çuli Robert Ndrenikës.

Çuli ka reaguar me një status të dytë ku shkruan se nuk ishte “përplasje’" me Ndrenikën por 'ngacmim', dhe se ka marrë kërcënime të shumta për vajzën e mitur.  

Reagimi: 

Miq! Sonte ne faqen time ne fb por dhe ne disa portale dhe ndonje status prej karagjozesh te perhershem, jam sharre e kercenuar nga nje lukuni banaliteti.

Nuk kam pare nje urrejtje te ketij lloji pervecse nga nje kulture tashme e percaktuar talebanizmi politik. Bera nje status ironik per nje djale qe foli dhe shau ne proteste teatrin, shau me mllef dhe pa asnje argument, sic ndodh rendom sot. Kaq!

Pas kesaj nuk ka fjale qe permban arsenali i vulgut te rruges qe nuk jam share e kercenuar familjarisht.

 Pastaj turma shpiku gjoja nje kontradikte timen me aktorin Robert Ndrenika, qe pasi i ben like statusit tim, me ngacmon me nje batute dhe une ja kthyej sic ngacmohemi gjithmone.

O tmerr! Pas kesaj dhe vajzen time 6 vjece me kane shkruar se do ma lene shtatzane. Dhe perreth shoh se si kenaqen hijenat nga ky horror, qelbesira dhe karagjoze fb-je qe te vetmin argetim kane qe te mallkojne jeten e atij tjetrit qe nuk eshte si ata.

Si ka mundesi qe e mbollen faren e urrejtjes deri ne masaker. O zot, ku jetojme! O zot me ke bashkjetojme!

aaaaa.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbajtën peng vajzën në këmbim të parave, pezullohen nga detyra shefi dhe inspektori i policisë
Morën peng vajzën kundrejt 1500 eurove, arrestohen dy policët »
Article Logic
Execution time: 0.01148509979248
array(1) { ["section"]=> string(91) "sherri-me-ndreniken-culi-perpiqet-te-justifikohet-dhe-ben-publike-mesazhet-kercenuese-69496" }