Sherri me Olti Currin dhe Encën, Rosela Gjylbegu: Më ranë në qafë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:52 24-05-2019 Sherri me Olti Currin dhe Encën, Rosela Gjylbegu: Më ranë në qafë

Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu sot në emisionin ‘Rreze dielli’.

Ajo ndër të tjera ka folur foli pas kaq shumë kohësh për dy sherret e bujshme me Encën dhe Olti Currin. Rosela u shpreh se me dy personazhet nuk është pajtuar ende.

‘Jam munduar në maksimum, e para të mos kem konflikte me njerëzit, nuk jam natyrë konfliktuale. Tani ka njerëz që të bien në qafë, po patjetër. Më ranë në qafë, kurrë si kam rënë askujt në qafë, tek të dy rastet. Por akoma nuk kemi mbërrit te pajtimi i gjaqeve. Unë mendoj që përgjigjen e dha vetë publiku. Unë nuk kam për çfarë të komentoj asgjë më shumë, asgjë më pak’,tha Gjylbegu.

Kujtojmë që sherri me Oltin ndodhi në vitin 2016 kur ai ishte pjesë e jurisë së ‘Kënga Magjike’. Rosela e quajti balenë opinionistin dhe e cilësoi të papërshtatshme pjesëmarrjen e tij në juri. Ndërsa sherri me Encën ndodhi vitin e kaluar kur Rosela deklaroi publikisht se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Encën. Pas kësaj deklarate Enca iu kthye Roselës duke e quajtur ‘gjyshe’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068979263305664
array(1) { ["section"]=> string(70) "sherri-me-olti-currin-dhe-encen-rosela-gjylbegu-me-rane-ne-qafe-165574" }