Sherri me zyrtarin e Vetëvendosjes, reagon Dardan Molliqaj: Jashtë studios nuk...

Publikuar tek: rajon, më 07:20 12-09-2019 Sherri me zyrtarin e Vetëvendosjes, reagon Dardan Molliqaj: Jashtë studios nuk...

Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve  në media mbrëmë ka patur një përplasje fizike mes tij dhe Haki Abazit pas një debati televiziv.

Molliqaj, i cili është edhe bashkëshorti i ministres së Arsimit, Besa Shahini ka mohuar të ketë ndodhur ndonjë incident jashtë, përveç një debati me shumë tensione.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive.”, ka shkruar Molliqaj.

LEXO EDHE: Plas sherri në studio, burri i ministres Besa Shahini sulmon fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje (VIDEO)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007066011428833
array(1) { ["section"]=> string(83) "sherri-me-zyrtarin-e-vetevendosjes-reagon-dardan-molliqaj-jashte-studios-nuk-178148" }