Sherri në banesën e një gruaje, policia jep informacionin për ngjarjen në Kavajë: Efektivi i burgjeve qëlloi me armën e shërbimit (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:50 10-10-2019 Sherri në banesën e një gruaje, policia jep informacionin për ngjarjen në Kavajë: Efektivi i burgjeve qëlloi me armën e shërbimit (EMRAT)

Policia jep detaje për ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku një person humbi jetën dhe një efektiv policie mbeti i plagosur.

Mësohet se viktima është Dritan Haxholli, ndërsa polici i plagosur është identifikuar si Bledar Toçi, 36 vjeç.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, ku Dritan Haxholli, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej edhe polici i Burgjeve Bledar Toçi.

Haxholli është konfliktuar me policin dhe si pasojë, ka qëlluar me armë në drejtim të Toçit duke e plagosur atë.

Më pas ky i fundit me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të Haxhollit,  i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023566007614136
array(1) { ["section"]=> string(140) "sherri-ne-banesen-e-nje-gruaje-policia-jep-informacionin-per-ngjarjen-ne-kavaje-efektivi-i-burgjeve-qelloi-me-armen-e-sherbimit-emrat-181463" }