Jep dorëheqjen Drejtori i Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Dibrës, Drini Mataj. Dorëheqja e Matajt vjen pak kohë pas sherrit të ndodhur në Bashkinë e Peshkopisë, ku ky i fundit dhe disa zyrtarë të tjerë u goditën me mjete të forta.
Sakaq, mësohet se Mataj ka dhënë dorëheqjen pasi nuk i'u miratuan propozimet për reformën në administratë. Largimi i Matajt nga qyteti verilindor po kalohet me heshtje ne bashki.
Kujtojmë se në janar në ambjentet e bashkisë në Peshkopi ndodhi një sherr gjatë një mbledhjeje për shkak të Drejtorit të Burimeve Njerëzore. Asokohe u raportua se punonjësit nuk preferonin një Drejtor nga jugu.
Mataj ishte person mjat i lakuar në Peshkopi. Kujtojmë se siç newsbomba.al e zbuloi në atë kohë, ky i fundit i kishte dërguar një letër kryeminsitrit Rama ku denonconte Drejtoreshën e Hipotekave Blerina Doracaj për shkelje të rëndë të detyrës nga emërimet nepotike te ndërhyrjet në protokoll dhe dokumente zyrtare, deri te favorizimi i njerëzve të saj të afërt. Pas kësaj Doracaj u shkarkua menjëherë nga posti që mbante.
Mesazhi: