Sherri në burgun e Rrogozhinës, ja kush janë të dënuarit e përfshirë në përleshje (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:49 15-10-2019 Sherri në burgun e Rrogozhinës, ja kush janë të dënuarit e përfshirë në përleshje (EMRAT) Burgu i Rrogozhines

Një përplasje masive mes të dënuarve ka ndodhur ditën e sotme në burgun e Rrogozhinës.

Sherri ka nisur mes gjashtë të burgosurve në palestrën e burgut, ku si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se ka qenë i dënuari Endrit Goga që së bashku me pesë të burgosur të tjerë që kanë rrahur të burgosurin me mbiemrin Bajrami.

I dënuari Bajrami është dërguar me urgjencë në spitalin e Tramës në Tiranë, ndërsa të dënuarit e tjerë janë mjekuar brenda spitalit të burgut të Rrogozhinës.

Bëhet me dije se në momentin kur ka ndodhur konflikti personat kanë qenë duke qëndruar me njëri-tjetrin në grup.

Mësohet se gjatë viteve të fundit i burgosuri Endrit Goga ka patur sjellje të mirë, por ky rast mendohet se ka qenë përjashtues.

Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë arsye e ka shkaktuar konfliktin mes të dënuarve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022141933441162
array(1) { ["section"]=> string(93) "sherri-ne-burgun-e-rrogozhines-ja-kush-jane-te-denuarit-e-perfshire-ne-perleshje-emrat-182206" }