Ditën e djeshme në Bashkinë e Dibrës ndodhi një sherr që degjeneroi në grushte mes punonjësve të administratës. Sakaq, u raportua se sherri ndodhi gjatë një mbledhjeje, ku si pasjë mbetën 4 të lënduar.
Ndërsa u arrestua zv/kryetari i Bashkisë Ernolt Cani, i cili akuzohet se ka dhunuar me sende të forta punonjësit. Përplasja fizike ndodhi për shkak të Drejtort të Burimeve Njerëzore, të cilët punonjësit nuk e preferonin nga jugu.
Ndërsa hetimet vazhdojnë ditën e sotme forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Bashkisë. Sakaq, gazetari i news24 bëri të ditur se të lënduarit kanë lënë ambjentet e spitali ndërsa vetëm njëri prej tyre ndodhet duke marrë trajtim mjekësor.