Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë e cila mund të përfundonte me pasoja të tjera ka tronditur fshatin Hajdaraj në Elbasan.
Një konflit mes fqinjëve ka bërë që Ndriçim Zekthi të kërcënojë komshiun e tij se do ta digjte pas një sherri që ka agravuar.
Për të parandaluar ngjarjen e rëndë, ka ndërhyrë gruaja, e cila ka marrë plagë në duar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar personat e përfshirë.
Ndërsa gruaja është transportuar për në spitalin e Elbasanit, ku po merr ndihmë mjekësore. Disa persona mësohet se janë asfiksuar nga flaka dhe tymi.
Fqinjët thonë se djali që i ka vënë flakën murit, më parë ka pasur konflikte me familjarët e tij. “Nuk e di si ka nisur ngjarja. Unë e ka shtëpinë më larg. Ka ndezur benzinë dhe ka hedhur letrën. Nuk është i sëmurë ai. Më parë ka pasur konflikte me familjen e tij”, tha ajo.