Sherri në PD, zbardhet debati me Strazimirin, si plasi grushti me Mziun

Publikuar tek: barometri, më 09:05 04-04-2018 Sherri në PD, zbardhet debati me Strazimirin, si plasi grushti me Mziun

Sot gjatë një takimi organizativ të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me deputetë dhe kryetarë partie në rrethe, ndodhi përplasja fizike mes Gent Strazimirit dhe Xhelal Mziut.

Debati mes deputetit dhe kryebashkiakut të Kamzës nisi lidhur me pjesëmarrjen e protestuesve në këto ditë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë por edhe në protestat që do të zhvillohen të enjte.

Srazimiri, i pakënaqur nga numri i protestuesve nga Kamza dhe Vora ka ngritur tonet duke i kërkuar të bëjë më tepër, por kryebashkiaku i është përgjigjur duke i thënë se protestat po mbaheshin vetëm nga qytetarët e sjellë nga bashkitë.

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar Strazimirit të ulë tonet, por ky i fundit nuk ka dëgjuar. “Mos na kërko ne llogari, por sill njerëz në protestë…”, i ka thënë Strazimiri-Mziut.

Në këtë moment Mziu i është afruar dhe e ka qëlluar me kokë. Për disa momente, të dy janë përleshur fizikisht, derisa kanë ndërhyrë të pranishmit e tjerë që kanë qetësuar situatën.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20896315574646
array(1) { ["section"]=> string(76) "sherri-ne-pd-zbardhet-debati-me-strazimirin-si-plasi-grushti-me-mziun-115602" }