Sherri në Vlorë, 63 vjeçari godet vëllanë me thikë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:28 27-05-2017 Sherri në Vlorë, 63 vjeçari godet vëllanë me thikë

Rreth orës 15:05, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar një person i dëmtuar në trup me mjete të forta dhe prerëse.

Menjëherë nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se në fshatin Dukat, janë konfliktuar me njëri tjetrin dy vëllezër, ku për pasojë ka marrë disa dëmtime në trup (dyshohet me mjete të forta dhe prerëse) shtetasi F.J., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e vëllait të tij, shtetasin Z. Jazoj, rreth 63 vjeç, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë Plocia po vazhdon veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me arrestimin e tij. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në stanin e tyre në fshatin Dukat, Orikum.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kontrabandë me… kuaj në kufirin me Greqinë, pranga 3 fshatarëve nga Devolli (FOTO)
Aksident i rëndë, vdes vajza 16 vjeçare »
Article Logic
Execution time: 0.011150121688843
array(1) { ["section"]=> string(55) "sherri-ne-vlore-63-vjecari-godet-vellane-me-thike-80198" }