Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit të Korçës, ku pas një konflikti fizik mes 4 të rinjve 1 person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Ngjarja besohet se ka zënë fill pas përplasjes së dy makinave që drejtonin të rinjtë.
Burime nga Policia lokale e Korçës, bëjnë me dije se njëri prej të rinjve ka marrë plagë të rënda në kokë si pasojë e një të shtëne me armë zjarri. Ndërkohë Policia informon se ka shoqëruar të gjithë pjesëmarrësit e konflikitit në komisiariat për shpjegime të mëtejshme dhe se po heton për të zbuluar shkaqet e plota që çuan në këtë përplasje.
Ndërkohë nga spitali rajonal i Korçës bëhet me dije se i plagosuri është në gjendje kritike për jetën.