Sherri për Gjykatën Kushtetuese, KRYEMADHI hedh akuza të rënda ndaj DVORANIT: Bashkë me gruan e Maks HAXHISË emëruan Arta VORPSIN

Publikuar tek: aktualitet, më 18:53 15-11-2019 Sherri për Gjykatën Kushtetuese, KRYEMADHI hedh akuza të rënda ndaj DVORANIT: Bashkë me gruan e Maks HAXHISË emëruan Arta VORPSIN Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi hodhi akuza të rënda ndaj kreut të KED-së Ardian Dvorani duke e fajësuar se ka bashkëpunuar me bashkëshorten e Maks Haxhisë për botimin e paligjshëm në Fletoren Zyrtare të hyrjes në fuqi emërimit Arta Vorpsit si anëtare e dytë e KED-së nga Gjykata Kushtetuese.

Në ''Zërin e Amerikës'', Kryemadhi u shpreh se Dvorani ka shfrytëzuar qëllimisht njohjen me Maks Haxhinë duke u ndihmuar nga gruaja e këtij të fundit, e cila është drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare. Kryemadhi shton se Arta Vorpsi është ndihmuar nga bashkëshortja e Haxhisë duke botuar vendimin e KED-së, që rendiste në vendin e parë për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, pa aprovimin e presidentit Ilir Meta. 

''Kapja e shtetit është në mënyrë perfekte. Me çfarë të drejte zoti Dvorani boton vendimet e KED-së në Fletore Zyrtare. Kush ia ka bërë këtë gjë? Cila është lidhja me drejtoreshën e Qendrës së Botimeve, bashkëshortja e Maks Haxhisë?! A ka një lidhje me avokatin e ish-ministrit Tahiri?!  Zonjën Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë, i cili është avokat i Saimir Tahirit, nuk ka publikuar dekretet e presidentit Meta. Sipas ligjit nuk ekziston që zoti Dvorani të botojë publikimet", u shpreh Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029407978057861
array(1) { ["section"]=> string(133) "sherri-per-gjykaten-kushtetuse-kryemadhi-hedh-akuza-te-renda-ndaj-dvoranit-bashke-me-gruan-e-maks-haxhise-emeruan-arta-vorpsin-186020" }