Përplasje mes policisë bashkiake dhe tregtarëve, pranë spitalit nr. 5 në Tiranë.
Aksioni ka nisur herët mëngjesin e sotëm për të zhvendosur tregun, por policia ka ndeshur në rezistëncën e tregtarëve, kryesisht atyre rom. Përfaqësuesi i tregtarëve rom, Arben Basri akuzon policinë se u kanë kërkuar të largohen, pa pasur asnjë dokument identifikues.
“Policët kanë ardhur pa asnjë dokument. Ata nuk na kanë lajmëruar më parë për aksionin dhe na thanë ikni ku të doni”, u shpreh Basri për mediat.
Aksioni ka si qëllim shembjen e ambientit të tregut, që shfrytëzohet prej vitesh për shitjen e vjeshjeve të përdorura.