Sherri që përfundoi me plumba, kush është ‘i forti’ i Elbasanit që qëlloi me armë shoferin e Mazdës, ai i nxori kaçavidën; Policia: S’ka të plagosur (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:32 25-11-2020 Sherri që përfundoi me plumba, kush është ‘i forti’ i Elbasanit që qëlloi me armë shoferin e Mazdës, ai i nxori kaçavidën; Policia: S’ka të plagosur (EMRI-FOTO) Nga vendngjarja. Ne foto: Ervis Çaushllari

Ervis Çaushllari është personi i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri paraditen e sotme, në drejtim të një mjeti tip Mazda në të cilin udhëtonin disa persona.

Si pasojë e të shtënave, dyshohet se ka një person të plagosur dhe ai është shoferi i Mazdës. Mirëpo, si Çaushllari dhe shoferi i mjetit janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe asnjëri prej tyre nuk është kapur nga Policia.

Ndërkohë, hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të bizneseve në zonë, për të zbuluar ngjarjen. Vetë Policia e Elbasanit në njoftimin për mediat thotë se deri tani sipas informacioneve nga spitali i qytetit nuk ka asnjë person të plagosur.

“Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur”, njofton Policia.

Mësohet se fillimisht ka pasur një sherr banal me Ervis Çaushllarit dhe shoferit të Mazdës, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Më pas një nga personat që ndodhej në makinë ka nxjerr kaçavidën dhe ka qëlluar drejt “të fortit” të Elbasanit. Ky i fundit, i njohur dhe me nofkën “korçari” ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë drejt Mazdës.

Ervis Çaushllari nuk është një emër i panjohur për Blutë e Elbasanit. I njohur dhe me nofkën “korçari”, ai ka qenë me më herët objekt i punës së tyre. Në shkurt të këtij viti ai ka ndjekur nga pas me makinë një mjet tip Golf 5 në qytetin dhe pasi i ka dalë paralel, ka nisur të qëllojë shoferin, shtetasin Dehar Ahmeti.

Ky i fundit ka mundur të largohet dhe ka shkuar në Polici ku ka bërë denoncim. Por pas disa muajsh oficeri që ndiqte rastin është kërcënuar me jetë dhe rasti ka mbetur i pazbardhur.

127187915_180716933767948_8599805067534869749_n.jpg
127280196_675641356479917_8269415137366585254_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A do e bëni vaksinën anti-Covid? Basha jep përgjigjen: U bëj thirrje të gjithëve që…(E PLOTË)
E infektuar prej 13 ditësh, Anila Denaj shërohet nga koronavirusi »
Article Logic
Execution time: 0.013666868209839
array(1) { ["section"]=> string(159) "sherri-qe-perfundoi-me-plumba-kush-eshte-i-forti-i-elbasanit-qe-qelloi-me-arme-shoferin-e-mazdes-ai-i-nxori-kacaviden-policia-s-ka-te-plagosur-emri-foto-229065" }