Sherri te çadra e PD, flet Kreshnik Spahiu: Çfarë më tha në vesh njëri prej agresorëve

Publikuar tek: politike, më 20:29 25-02-2017 Sherri te çadra e PD, flet Kreshnik Spahiu: Çfarë më tha në vesh njëri prej agresorëve

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka folur për Newsbomb.al pas incidentit të ndodhur pasiditen e sotme në çadrën e PD-së para Kryeministrisë.

Dy persona kanë goditur në kokë dhe fytyrë Spahiun, por ky i fundit tregon edhe për mesazhin që agresorët i kanë thënë në vesh. Sipas tij, sherri ishte organizuar nga kryeministri Edi Rama.

“Isha i ulur në çadër dhe më erdhën dy veta nga mbrapa. Njëri më foli në vesh dhe më tha: Po u more më me Edi Ramën do të q*jmë roptë. Më goditën pas koke dhe më çanë fytyrën. Të dy autorët u larguan me vrap, por ne arritëm të kapnim vetëm njërin prej tyre, të cilin ia dorëzuam policisë”, tha Spahiu për Newsbomb.

I pyetur për faktin se agresori që ndodhet aktualisht në polici, Flamur Pirraci, është simpantizant i Sali Berishës dhe Newsbomb publikoi foto që e vërtetojnë këtë, Spahiu refuzoi të komentonte, por theksoi se personi i interesuar për incidente në protestën e opozitës është kryeministri Rama.

“Po pse duhet të më qëllonin në çadër? Kush tjetër ka interes? Ngjarja ndodhi në sy të 2 mijë njerëzve, u filmua edhe nga kamerat”, tha Spahiu.

Kreu i AK-së tha se është do të bëjë denoncim në polici për personat që e goditën.

Lexo edhe: Incidenti/ Personi që qëlloi me grusht Kreshnik Spahiun te çadra e PD, simpantizant i Berishës (FOTO)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090610980987549
array(1) { ["section"]=> string(90) "sherri-te-cadra-e-pd-flet-kreshnik-spahiu-cfare-me-tha-ne-vesh-njeri-prej-agresoreve-69957" }