Shëtitje me TANK në rrugët e qytetit, automjeti u prodhua nga një shqiptar (FOTO)

Publikuar tek: rajon, më 18:14 27-10-2020 Shëtitje me TANK në rrugët e qytetit, automjeti u prodhua nga një shqiptar (FOTO) Tanku në rrugë

Në rrugët e qytetit të Drenasit është parë një automjet i pazakontë.   

Bëhet fjalë për një makinë që ngjanë me një tank lufte dhe thuhet se është ndërtuar nga një qytetar i kësaj Komune.

Osman Bogaj, një qytetar nga fshati Komoran i Komunës së Drenasit ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një fotografi ku shihet ai duke drejtuar automjetin në fjalë.

“Tanku” shihet se ka ngjyrat e Ushtrisë së Kosovës, ndërsa fotografitë janë publikuar nga Avdush Cakaj.

“Tanke, Made in Komorani, se paskam ditur që në Komoran, ka punëtori për prodhimin e tankeve deri sa e pash vet, si do që të jetë qenka një punim i mirë dekorues i punuar  nga Osman Bogaj”, shkruan Cakaj. 


123038714_10215810392646663_7141781033054531006_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHIFRA TRAGJIKE në Bosnje e Hercegovinë, 1 në 2 të testuar rezulton pozitiv me COVID-19
ALARM në Itali, qindra viktima dhe mijëra raste të reja me koronavirus në vetëm 24 orë (BILANCI) »
Article Logic
Execution time: 0.011116027832031
array(1) { ["section"]=> string(85) "shetitje-me-tank-ne-rruget-e-qytetit-automjeti-u-prodhua-nga-nje-shqiptar-foto-225396" }