Shfaqën simptoma të koronavirusit sapo u kthyen nga Italia, burrë e grua thyejnë dritaret e Spitalit dhe arratisen

Publikuar tek: rajon, më 00:40 29-02-2020 Shfaqën simptoma të koronavirusit sapo u kthyen nga Italia, burrë e grua thyejnë dritaret e Spitalit dhe arratisen Foto ilustruese

Dy pacientë të dyshuar si mbartës të koronavirusit janë arratisur pasditen e sotme nga Spitali i Shtipit, në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave vendase, burrë e grua kishin ardhur nga Italia dhe ishin paraqitur në spital pasi kishin simptoma identike si të koronavirusit. Burri me origjinë nga Vinica dhe partnerja e tij kroate janë shtruar menjëherë në repartin Infektiv, por aty kanë shfaqur shenja agresiviteti dhe pasi kanë thyer xhamat e dritareve të Spitalit, janë arratisur.

Ndërkohë, pak minuta më parë Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se burrë e grua janë lokalizuar në shtëpinë e tyre në Vinicë, ndërsa ekspertët e Shëndetit Publik po mundohen t’i binin që të kthehen në Spital.

Lajmerimi i Ministrise se Shendetesise ne Maqedonine e Veriut:
Screenshot_6_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011029005050659
array(1) { ["section"]=> string(120) "shfaqen-simptoma-te-koronavirusit-sapo-u-kthyen-nga-italia-burre-e-grua-thyejne-dritaret-e-spitalit-dhe-arratisen-196839" }