Shfaqet në kinema dokumentari i bazuar mbi librin e Gëzim Qëndros, bashkëshortja rrëfen emocionet: Jam në një dialog pa zë...Ka ende shumë për të thënë (E PLOTË)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:16 26-02-2019 Shfaqet në kinema dokumentari i bazuar mbi librin e Gëzim Qëndros, bashkëshortja rrëfen emocionet: Jam në një dialog pa zë...Ka ende shumë për të thënë (E PLOTË)

“Enigma e Konostudios”, një dokumentar i mbështetur mbi librin "Kinostudio Shqipëria e vjetër” me autor prof.doc Gëzim Qëndron u shfaq mbrëmë në kinema.

Dokumentari me skenar të Anisa Ymerit dhe fotografi të Denald Grepckës, analizon gjuhën arkitektonike të ndërtesës që prodhonte propagandën e Realizmit Socialist. Dokumentari ashtu si dhe libri zbulon enigmën se, planimetria e ndërtesës tashmë historike të ish-Kinostudios “Shqipëria e re” ka formën e kryqit.

Premiera u shfaq mbrëmë në teatër, që përkon edhe me përvjetorin e vdekjes së Qëndros. Për të parë këtë dokumentar ka qenë edhe Kryeministri Edi Rama, me familjen e tij.

Ndërkaq, bashkëshortja e Qëndros, gazetarjai Arta Marku Qëndro rrëfen emocionet e kësaj nate.

E plotë:

"Bota është e atyre që digjen, jo e atyre që ngrohen"...

Pata rastin ta vërtetoj në një kuptim disi të devijuar por kurrsesi të përkundërt këtë shprehje të Ismet Totos. Mbrëmë, në shfaqjen e filmit "Enigma Kinostudio". "

Vetë e përktheva si dashuri atë superprani në kinema.

Mbi dy të tretat e të pranishmëve i kisha ftuar personalisht, një për një. Dhe nuk mungoi pothuaj asnjëri. As ata të cilëve iu desh ta ndiqnin filmin në shkallë. Zemra plot edhe pse në vendin ku isha unë duke përshëndetur, tjeterkush do të kisha dashur të ishte. Gëzimi.

Siç i ftova një nga një, duke iu drejtuar me emër, pothuaj të gjithë, do të kisha dashur t'i falenderoja një nga një, duke iu drejtuar me emër, të gjithë. Aq e fortë është ndjesia e mirënjohjes për dashurinë e ofruar...

E para, DASHURIA IME ? por jam në një dialog pa zë në këtë rast. Ne të dy e dimë...

Më pas dashuri në realizimin e dokumentarit nga Anisa, Denaldi, Kristi... Nga të gjithë ata që iu vunë në dispozicion këtij prodhimi duke folur para kameras a duke punuar pas kameras.

Më pas akoma dashuri nga Tvsh, nga Martini e Thomai, veçmas për organizimin.

Dashuri nga gjithsecili që erdhi në kinema për të ma shprehur... disa miq të Gëzimit, disa miq të mitë, të tjerë miq të përbashkët, të Gëzimit e të mitë... Mes tyre një vogëlush që ku ta dish, ndoshta bëhet studiues arti. E në u beftë, ai film i djeshëm ka për të qenë hapi i parë ?

Qershia mbi tortë, vizatimi i Stefan Taçit dhe shkrimi i Arian Lekës bashkë me gjithë revistën POETEKA në numrin 50 të saj kushtuar Gëzimit.

"...ka ende shumë për të thënë. Çdo fjalë dëshiron tjetrën edhe e ashtuquajtura fjalë e fundit që në të vërtetë nuk ekziston". Është shprehja e Gadamerit me të cilën e mbyll librin e vet "Kinostudioja Shqipëria e vjetër", Gëzimi. Menjëherë pas pikës, profili i vizatuar me një linje të shkathët. Linja tipike e Stefan Taçit. Vizatimi është nga kujtesa, nga koha kur të dy punonin bashkë në Kinostudio. Më erdhi ai vizatim dje ?... bashkë me revistën Poeteka, enkas e menduar këtë kohë për t'iu kushtuar Gëzimit.

Orë më vonë, ndërsa filmi kishte kohë që kishte mbaruar, e gjumi ishte arratisur, e ripashë Gëzimin të vizatuar kësaj here me fjalë. Saktësisht të vizatuar, përsosmërisht të vizatuar, siç ndodh nga miq të njihen thellë falë bashkëbisedimit, falë dialogut që për fat ekziston. Nga Arian Leka.

"...për Gëzim Qëndron kultura nuk ishte vetëm një mënyrë jetese, por një vendbanim", lexova të shkruar nga Ariani.

Po në të vërtetë.

Sa të thellë e kam falenderimin...

Pas disa orësh do të nisem për në Polis, në ekspozitën e grafikave të Gëzimit.

Falenderimi nuk ka mbaruar...

"...ka ende shumë për të thënë. Çdo fjalë dëshiron tjetrën..."

53520575_2163811766991531_233111329970323456_n.jpg

52706440_2163811646991543_8437750500404756480_n.jpg

53111064_2163811853658189_5885851426143338496_n.jpg

53204916_2163811600324881_2383641540007297024_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006505012512207
array(1) { ["section"]=> string(162) "shfaqet-ne-kinema-dokumentari-i-bazuar-mbi-librin-e-gezim-qendros-bashkeshortja-rrefen-emocionet-jam-ne-nje-dialog-pa-ze-ka-ende-shume-per-te-thene-e-plote-154258" }