Shfaqet në SHBA në show televiziv me xhihabin me flamurin amerikan, kritikohet myslimania

Publikuar tek: bota, më 20:59 22-11-2015 Shfaqet në SHBA në show televiziv me xhihabin me flamurin amerikan, kritikohet myslimania Saba Ahmed ne shown e Fox News

Pak minuta përpara se të shfaqej në Fox News, Saba Ahmed pasi bëri make up, kishte vendosur një shami në kokë, hijab që e mbajnë gratë myslimane. Por shalli i saj ishte i veçantë, raporton Forbes. Ishte me flamurin amerikan. 

Vendimi i Ahmed për të vendosur flamurin amerikan në kokë si një veshje myslimane, ngjalli shumë debate dhe komente në SHBA dhe në përgjithësi në rrjetet sociale. Ahmed i tha Forbes se ajo e mori shallin për 10 dollarë javën e kaluar në sheshin Times Square në Nju Jork. “Mendoj se është më shumë për të treguar se jam krenare për vendin tim” tha ajo. Ahmed, një grua myslimane dhe president e Koalicionit mysliman republikan doli në Megyn Kelly show me Katrina Pearson, zëdhënësen e Donald Trump, kandidat në zgjedhjet presidenciale. Do të diskutohej mbi deklaratën e Trump për mbylljen e xhamive, një deklaratë që e beri tre ditë përpara sulmeve në Paris ku u vranë 129 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

Pas intervistës së saj prej tre minutash, filluan në rrjetet sociale menjëherë komentet mbi veshjen e saj. Disa media sociale e lavdëruan zgjedhjen, të tjerë e kritikuan vendimin për të përdorur flamurin e SHBA si një veshje tradicionale myslimane. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034044027328491
array(1) { ["section"]=> string(94) "shfaqet-ne-shba-ne-show-televiziv-me-xhihabin-me-flamurin-amerikan-kritikohet-myslimania-26045" }