Shfaqet për herë të parë lideri i ISIS, Abu Bekr al-Bagdadi

Publikuar tek: bota, më 18:19 29-04-2019 Shfaqet për herë të parë lideri i ISIS, Abu Bekr al-Bagdadi Lideri i ISIS, Abu Bekr al-Bagdadi

Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bekr al-Bagdadi është shfaqur për herë të parë pas 5 vjetësh në një video propagandistike të grupit ekstremist.

Videoja e lëshuar  mbasditen e së hënës, tregon liderin e ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadin teksa shfaqet me një mjekër gri, i veshur me një mantel të zi dhe të ulur në dysheme ndërkohë pranë tij shihet edhe një armë e tipit mitroloz.

Kjo është dalja e tij e parë në video që kur ai mbajti një predikim në xhaminë al-Nur në Mosul gjatë vitit 2014.

Inteligjenca irakiane pas deshifrimit të videos, u shpreh se al-Bagdadi pranoi në video humbjen në betejën për Baghouzin, bastionin e fundit të ISIS-it në Siri, si dhe diskutoi bombardimet në Sri Lanka ku mbetën të vrarë më shumë se 250 vetë.

Abu Bekri.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013216972351074
array(1) { ["section"]=> string(65) "shfaqet-per-here-te-pare-lideri-i-isis-abu-bekr-al-bagdadi-162304" }