Miliarderi kinez Jack Ma është shfaqur në televizion për herë të parë pas disa muajsh jashtë vëmendjes së publikut, teksa qeveria kineze vijon të mbajë nën vëzhgim bizneset e tij.
Bashkëthemeluesi miliarder i Alibaba u rishfaq këtë të mërkurë duke biseduar me disa mësues në një provincë të Kinës, si pjesë e një fushate filantropike. Video u publikua nga televizioni shtetëror kinez Tianmu News.
Që prej muajit tetor, Jack Ma nuk ishte shfaqur publikisht dhe nuk kishte bërë asnjë postim në rrjetet sociale.
Në fund të muajit dhjetorit, rregullatorët kinezë nisën një hetim antitrust ndaj Alibaba, kompania më e madhe e tregtisë “online”. Kina gjithashtu vendosi disa regullatorë të rinj që bllokuan marrëveshjen mes kompanisë “Ant Group” dhe qeverisë kineze.
Jack Ma tha se ishte i gatshëm t’i jepte qeverisë kineze çdo platformë të grupit të tij, me një ofertë fillestare prej 37 miliard dollarësh. Por pas dështimit të marrëveshjes, Ma kritikoi publikisht sistemim regullator financiar të Kinës gjatë një konference në Shangai.
Deri vonë, Ma ishte njeriu më i pasur në Kinë, me një pasuri prej më shumë se 60 miliardë dollarësh. Por pas forcimit të rregullave për industrinë fintek, ai humbi plot 12 miliardë dollarë.