Shfaqet portreti i Enver HOXHËS në Gjirokastër, drejtori i kërkon të moshuarit ta heqë, qytetari përlotet

Publikuar tek: aktualitet, më 13:20 18-09-2019 Shfaqet portreti i Enver HOXHËS në Gjirokastër, drejtori i kërkon të moshuarit ta heqë, qytetari përlotet Kudret Alikaj i kërkon të moshuarit të heqë portretin e Enver Hoxhës

Ekspozimet e portretit të diktatorit Enver Hoxha u panë dhe në qytetin e Gjirokastrës, ku u festuar 75-vjetori i çlirimit të qytetit nga pushtuesit gjermanë.

Kur një i moshuar mbante në duar portretin e diktatorit Hoxha, Drejtori i Qendrës Kulturore në Bashkinë Gjirokastër i ka kërkuar të moshuarit të heqë portretin për shkak se ceremonia është zyrtare dhe nuk lejohet mbajtja e simboleve që evokojnë mbështetje pro-ish liderit komunist Enver Hoxha.


Debati midis Kudrejt Alikajt dhe qytetarit:

Alikaj: Hiqe mor burrë, të lutem, se është ceremoni zyrtare. Është ceremoni shtetërore.

Qytetari: Po ky është komandanti ynë, e dua shumë

Alikaj: Edhe unë mbase e dua më shumë se sa ti, por është ceremoni zyrtare.

Qytetari
(i përlotur): 28 mijë u vranë në Shqipëri, për çlirimin e Shqipërisë, nën komandën e këtij (tregon Enver Hoxhën në fotografi). Ju uroj nga zemra të tërëve që këta që ranë 28 mijë për Shqipërinë, gjaku mos iu bëftë helm, por lezet për këtë popull. Kam të afërm të rënë në luftë e mbaj font në shtëpinë time, dhe uroj të ecin brezat me dashuri. Sot nuk ka dashuri, nuk ka dhembshuri dhe jemi bërë zagarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00888991355896
array(1) { ["section"]=> string(110) "shfaqet-portreti-i-enver-hoxhes-ne-gjirokaster-drejtori-i-kerkon-te-moshuarit-ta-heqe-qytetari-perlotet-178879" }