Shfaqet Shpëtim Idrizi, në protestë para ambasadës greke: PRESIDENT I RRJEDHUR! Na kërkoni FALJE

Publikuar tek: politike, më 13:48 24-02-2018 Shfaqet Shpëtim Idrizi, në protestë para ambasadës greke: PRESIDENT I RRJEDHUR! Na kërkoni FALJE

Shoqata Çamëria me në krye ish-deputetët e PDIU Shpëtim Idrizi e Mesila Doda janë duke protestuar përpara Ambasadës greke për transparencë për marrëveshjen Shqipëri-Greqi dhe që askush mos fshijë emrin “Çamëri” nga tekstet shkollore.

Idrizi e ka cilësuar “plak të rrjedhur” Presidentin e Greqisë Prokopis Pavlopulos i cili provokoi me deklaratat e tij gjatë festës së Çlirimit të Janinës. Kreu i PDIU ka deklaruar se çamët duan që të kërkohet falje nga Greqia për shqiptarët e vrarë në shtëpitë e tyre.

“Ne kërkojmë një falje të madhe publike për mijëra shqiptarë të Çamërisë që nuk u vranë në luftë por në shtëpitë e tyre, ne nuk kërkojmë prona, ne kërkojmë atdheun dhe atdheu jonë është Çamëria. Ne kërkojmë që Çamëria, arvanitasit të shpallen minoritet etnik shqiptar në vatrat e tyre.

I bëj thirrje popullit grek, do i adresohem edhe kryeministrit grek... Ne nuk kërkojmë të ndryshojmë kufijtë por një ndjesë që të kemi mundësi të falim, ne jemi paqësorë, populli grek ta zgjidhë dhe të na pranojë në vatrat tona, përndryshe ne do jemi për ta kompleksi i Makbethit dhe gjithmonë do na kenë përballë të fortë me gjithë shqiptarët “, u shpreh Idrizi.

“Nuk ka lindur as burrë as grua që t’i shkojë ndërmend të heshtë emrin e Çamërisë”, tha kreu i PDIU në mesazhin e tij, adresuar edhe aktorëve të politikës shqiptare.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011922836303711
array(1) { ["section"]=> string(100) "shfaqet-shpetim-idrizi-ne-proteste-para-ambasades-greke-president-i-rrjedhur-na-kerkoni-falje-111306" }