Shfaqja e mistershme e disa KIOSKAVE që “DO BËHESHIN VILA” në KSAMIL, Policia ndërhyn dhe i shemb menjëherë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:13 25-10-2020 Shfaqja e mistershme e disa KIOSKAVE që “DO BËHESHIN VILA” në KSAMIL, Policia ndërhyn dhe i shemb menjëherë (VIDEO) Kioskat e vendosura në Ksamil

Disa kioska të mistershme në një kodër janë shfaqur në Ksamil gjatë ditëve të fundit.

Qytetarët kanë denoncuar në mediat lokale vendosjen e këtyre kioskave në rradhë dhe në mënyrë uniforme buzë një kodre, ku sipas tyre do të shndërroheshin në vila.

Por menjëherë pas denoncimit, ka ndërhyrë IMT dhe Policia Bashkiake e Sarandës duke kryer shembjen e tyre, ndonëse mister mbetet se kush i ka vendosur.

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma zotohet se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që shkel ligjin.

“Strukturat e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë (Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Terrtorit dhe Policia Bashkiake) së bashku me Ndërmarrjen e Shërbimeve në aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje ne Ksamil. Organet ligjzbatuese do të veprojnë me forcë mbi këdo që e shkel dhe nuk e respekton ligjin”, njofton ai. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdekja e 53-vjeçarit Lutfi Çekirri, reagon QSUT: Nga kartela klinike rezulton se mori ndihmë mjekësore
Shqiptarët të ‘pa bindur’, lumë gjobash 3000 lekëshe për mosvendosjen e maskës (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011294841766357
array(1) { ["section"]=> string(117) "shfaqja-e-mistershme-e-disa-kioskave-qe-do-beheshin-vila-ne-ksamil-policia-nderhyn-dhe-i-shemb-menjehere-video-225088" }