Dy femra janë arrestuar nga specialistët e seksionit për trafiqet e paligjshme në Elbasan, pasi ushtronin veprimtari prostitucioni.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Unaza 1”, u ndaluan shtetaset: B.T, banuese në Elbasan.
Kjo shtetase dyshohet të ketë konsumuar veprat penale “Shfrytezim prostitucioni”, “Mbajtje ambjentesh per prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal S.H, banuese në Elbasan Kjo shtetase dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Ushtrim Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.
Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimatri kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.