Shfrytëzonte dy femra për prostitucion, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 09:38 07-08-2015 Shfrytëzonte dy femra për prostitucion, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, pasi akuzohet për shfrytëzimin e dy femrave për qëllime prostitucioni.

Artur Plaka, banues në Elbasan, u arrestua nga efektivët e policisë pasi shfrytëzonte për prostitucion shtetaset P.M vjeç 35 dhe M.S vjeç 38, ndaj të cilave ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë.

“Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Artur Plaka, 31, banues në Elbasan. Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi shfrytëzonte për prostitucion shtetaset P.M vjeç 35 dhe M.S vjeç 38, të dyja banuese në Elbasan, ndaj të cilave ka filluar dhe procedimi penal në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale: 5.500 lekë, një pasaportë, katër aparate celularësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prostitucioni” dhe“Shfrytëzimi i Prostitucionit” të parashikuara nga nenet 113 dhe114 të Kodit Penal.”- bën të ditur policia e Elbasanit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Refuzohet pajisja me pasaporta për 9 lojtarët e kombëtares, FSHF: Rast i paprecedent. Reagon Ministria
Raporti sekret i italianëve: Në Tepelenë ka mijëra parcela hashashi »
Article Logic
Execution time: 0.013559103012085
array(1) { ["section"]=> string(77) "shfrytezonte-dy-femra-per-prostitucion-arrestohet-31-vjecari-ne-elbasan-17921" }