Shfuqizimi i reciprocitetit, reagon Albin Kurti: Dialogu do të jetë asimetrik, Kosova do të hyjë si fajtore

Publikuar tek: rajon, më 12:38 06-06-2020 Shfuqizimi i reciprocitetit, reagon Albin Kurti: Dialogu do të jetë asimetrik, Kosova do të hyjë si fajtore

Ish-kryeministri Albin Kurti ka reguar për vendimin për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, duke e cilësuar të paligjshëm dhe në shërbim shtetit serb.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shprehet se Qeveria Hoti punoi edhe të shtunën vetëm për ta hequr reciprocitetin ndaj Serbisë duke e quajtur si qeveri e paligjshme.

Kurti gjithashtu akuzoi kryeministrin Avdullah Hoti se me heqjen e reciprocitetit ia ka veshur Kosovës edhe fajin për mungesën e deritanishme të dialogut, njofton Klan Kosova.

“Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut”, shkruan ndër të tjera Kurti.

Postimi i plotë:

Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës.

Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit: https://kallxo.com/…/masat-e-reciprocitetit-rreth-20-kamio…/

Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë.

Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveç që dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut.

Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/nga-thaci-tek-vv-ja-si-u-prit-shfuqizimi-i-reciprocitetit-me-serbine-anetaret-e-aak-se-dalin-kunder-209259

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086429119110107
array(1) { ["section"]=> string(111) "shfuqizimi-i-reciprocitetit-reagon-albin-kurti-dialogu-do-te-jete-asimetrik-kosova-do-te-hyje-si-fajtore-209266" }