Shfuqizimi i zgjedhjeve, Celibashi: Meta gaboi, acaroi më shumë konfliktin politik

Publikuar tek: aktualitet, më 23:14 11-06-2019 Shfuqizimi i zgjedhjeve, Celibashi: Meta gaboi, acaroi më shumë konfliktin politik Avokati Ilirjan Celibashi

Avokati i njohur Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se presidenti Meta gaboi me çdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas tij nuk mundet që një krizë politike ta zgjidhësh me një mjet juridik, pasi problem juridik nuk ka.

I ftuar në emisionin ‘Tempora’, Celibashi  theksoi se Meta duke u përpjekur të kontribuonte në zgjidhjen e kësaj krize politike mesa duket e ka acaruar situatën më shumë.

‘Dua ta them me bindje që akti juridik i Presidentit për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve është një akt që nuk gjen mbështetje në kushtetutë dhe në kodin zgjedhor, për mendimin tim. Duhet ta pranojmë që presidenti u nis nga një qëllim i mirë. Ai ka dashur të kontribuojë për mirë. Por ajo cka rezultoi pasi ndërmori këtë akt, duket që palët janë më larg dhe konflikti politik nuk erdhi më i zbutur, por edhe më i acaruar. Ne ishim dhe vazhdojmë të jemi në një krizë të rëndë politike dhe Presidenti u përpoq që nëpërmjet një akti juridik, pa i hyrë asaj se si është ky akt, u përpoq që të kontribuonte në zgjidhjen e kësaj krize politike.

Unë mendoj që në llogjikë është e gabuar. Nuk mund të një krizë politike ta zgjidhësh me një mjet juridik, kur nuk kemi pasur një problem juridik’ ka thënë avokati Ilirjan Celibashi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031066179275513
array(1) { ["section"]=> string(86) "shfuqizimi-i-zgjedhjeve-celibashi-meta-gaboi-acaroi-me-shume-konfliktin-politik-167875" }