Shi dhe shtrëngata në të gjithë vendin, këto zona kanë rrezik për përmbytje

Publikuar tek: aktualitet, më 07:08 20-11-2019 Shi dhe shtrëngata në të gjithë vendin, këto zona kanë rrezik për përmbytje

Sot priten reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare dhe lokalisht mesatare.

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në jug të vendit.

Nga llogaritjet e IGJEUM, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi për përmbytje lokale kryesisht në pjesën e parë të ditës së nesërme. Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 18 °C
në vendet e ulëta: 14 / 17 °C
në vendet malore: 7 / 12 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet pritet të jetë mesatare deri e fortë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035594940185547
array(1) { ["section"]=> string(81) "shi-dhe-shtrengata-ne-te-gjithe-vendin-keto-zona-kane-rrezik-per-permbytje-186500" }